Deri në orët e mesditës territori i Kosovës do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve të shumta, POR do të ketë edhe kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore. Parashikohet që orët vijuese të shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë vendin. Pritet që herë pas here vranësira të zhvillohen dhe të gjenerojnë reshje të pakta shiu. Territori i MV në pjesën e parë të ditës parashikohet të ketë intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Gjithashtu do të ketë dhe kalime vranësirash të cilat më të fokusara do të jenë në zonat Perëndimore. POR gjatë pasdites pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në MV duke sjellë reshje të pakta dhe të përkohshme shiu në zonat Perëndimor edhe Veriore. Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën mbizotërimin e masave ajore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin në Vendet Nordike vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu me mot të vranët POR me reshje shiu PARAQITEN Ishujt Britanik, Europa Qëndrore dhe pjesërisht Jugu i kontinentit. Ndërsa me kthjellime dhe kalime vranësirash do të jenë gadishulli Iberik, Brigjet e detit të Zi dhe Europa Lindore, KU më të dukshme kthjellimet do të jenë në Jugperëndim të kontinentit.