Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREIAEA: Situata në Zaporizhzhya është potencialisht e rrezikshme

IAEA: Situata në Zaporizhzhya është potencialisht e rrezikshme

Situata e përgjithshme centralit të Zaporizhzhya-s po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme, deklaroi drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi. ”Jam jashtëzakonisht i shqetësuar për rreziqet reale të sigurisë dhe sigurisë bërthamore me të cilat përballet termocentrali”, theksoi Grossi. “Ne duhet të veprojmë tani për të parandaluar kërcënimin e një aksidenti të rëndë bërthamor dhe pasojat e tij për popullsinë dhe mjedisin. Ky objekt i madh bërthamor duhet të mbrohet”, theksoi ai. ”Vazhdoj t’u bëj thirrje të gjitha palëve që të angazhohen për të arritjen e këtij qëllimi jetik. IAEA do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar në sigurimin e sigurisë bërthamore”, përfundoi ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments