Në qytetin e Burrelit është çelur panairi Agro-Kulturor, ku janë ekspozuar produktet bujqësore tipike të zonës, krahas atyre artizane, që janë një aset i çmuar dhe potencial për zhvillimin e turizmit kulturor. Ky panair mblodhi bashkë fermerë dhe biznese lokale, të cilët prodhojnë produkte organike të zonës, si nënprodukte të qumështit, fruta dhe derivate të tyre, që janë mjaft të kërkuara nga konsumatori Aktivitetet e këtij lloji synojnë të nxisin ekonominë lokale dhe të luajnë një rol të rëndësishëm në diversifikimin e fermave bujqësore edhe në pika të produkteve të përpunuara. atsh