Shefi i stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka reaguar pas sulmit të sotëm në veri, duke e quajtur si sulm kriminal. Ai ka shkruar në Twitter se strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri. “Ky duket të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve për heqjen e kamerave të paligjshme të vëzhgimit të vendosura nga Serbia, i cili do të vazhdojë”, ka shkruar Vela. Përndryshe sot rreth orës 03:00, ka ndodhur një shpërthim afër stacionit të Policisë në veri të vendit.
Presidenca: Sulmi kriminal në veri ndodhi pas heqjes së kamerave ilegale
RELATED ARTICLES