Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPromovohet,‘Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë’

Promovohet,‘Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë’

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në praninë e Kryesisë së Akademisë së Shkencave dhe akademikëve e studiuesve u promovua libri me dokumente “Ilegalja shqiptare – pararendëse e rrënimit të Jugosllavisë” (dokumente analitike të Sekretariatit Federativ të Punëve të Brendshme të Jugosllavisë/ 1980-1986/ 1986), një vepër dyvëllimëshe me dokumente e përgatitur nga studiuesit Skënder Asani, Sevdail Demiri, Milaim Fetai dhe Besnik Rameti dhe e botuar nga Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve. Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, iu shprehu mirëseardhjen studiuesve nga Shkupi dhe i vlerësoi botimet për rëndësinë dokumentare, për zbardhjen e disa të vërteta historike të domosdoshme. Gjinushi theksoi se përmes këtij promovimi, ASHSH-ja dhe ITSHKSH-ja po vendosin ura të mira bashkëpunimi. Folën përgatitësit e veprës Skënder Asani dhe Sevdail Demiri. Akad. Gjinushi theksoi se përmes këtij promovimi, ASHSH-ja dhe ITSHKSH-ja po vendosin ura të mira bashkëpunimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments