Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTTirana shpallet kampione e sezonit 2022-2023

Tirana shpallet kampione e sezonit 2022-2023

Skuadra e basketbollit “Tirana” është shpallur kampione e sezonit 2022-2023, duke përmbysur nga 0-2 në 3-2 “Besëlidhjen” e Lezhës. Salla kryesore e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, të enjten në mbrëmje është veshur me ngjyra bardheblu. Mbi 3000 vetë në pallatin e sportit në kryeqytet kanë shijuar spektaklin e Tiranës, e cila ka fituar me 25 pikë diferencë ndaj “Besëlidhjes” në finalen e pestë për titull kampion. Shifrat përfundimtare ishin 89-64, në një loje, e cila ka nisur si e barabartë, të paktën në periodën e parë, e cila ka fiksuar shifrat 21-21. Në periodën e dytë u luajt pikë më pikë, por përsëri me fitoren e “Tiranës”, 17-20 dhe në pushim, ekipi i Erkand Karajt ka kryesuar 38-41. Shkëputja e madhe ka nisur në periodën e tretë, që “Tirana” e ka fituar 25-13 duke thelluar në 66-51. E fundit 13-23 po për “Tiranën”, për të vulosur shifrat 89-64 dhe bardheblutë shpallen kampionë të Shqipërisë. Një trofe që e ka dorëzuar presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, së bashku me sekretarin e përgjithshëm, Korab Llazani. Por nuk kanë munguar në shpërndarjen e trofeve dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, ish-basketbollisti bardheblu, Gerti Shima dhe zëvendësministri i Arsimit dhe Sporti, Endrit Hoxha. Julian Hamati është shpallur lojtari më i mirë i finaleve, kurse Redi Vogli ka ngritur kupën e 21-të të Tiranës në basketboll për meshkuj. Sigurisht që ka patur dhe incidente dhe përplasje mes tifozerive, aq sa është dashur dhe ndërhyrja e forcave të rendit për qetësimin e situatë. Por në fund fitoi basketbolli, me “Tiranën” kampione të sezonit 2022-2023. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments