Saturday, November 23, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREFestivali i Resë, 150 artistë dhe performanca multidisiplinore

Festivali i Resë, 150 artistë dhe performanca multidisiplinore

Dje në Tiranë nisi Festivali i Resë, i cili do të vazhdojë për 16 netë radhazi, deri në 20 maj. Ky është edicioni i 7-të, ku do të prezantohen më shumë se 150 artistë vendas dhe ndërkombëtarë. Agjencia Kombëtare e Turizmit ftoi të gjithë qytetarët e Tiranës, por edhe vizitorë që do të gjenden në kryeqytet gjatë këtyre ditëve, të shijojnë shfaqjet e dansit bashkëkohor, muzikës, poezisë, bisedave, seminareve, prezantimeve, artit të performancës, filmit pa zë shoqëruar me kolonë zanore live, performancës së karnavaleve, artit të rrugës, si dhe ansambleve dhe orkestrave të mëdha e festive. Tek Reja do të ketë gjithashtu kore dhe DJ-të, ushqim e pije, si dhe shoqëri të mirë. Përgjatë gjithë ditëve dhe netëve të festivalit do të realizohet përzierja më e mirë multikulturore dhe ndërkulturore, midis praktikave të artit bashkëkohor dhe atij tradicional, me një larmi zhanresh dhe qasjesh artistike. Reja është një instalacion i artistit Sou Fujimoto, i vendosur në oborrin e Galerisë Kombëtare të Arteve, prej vitit 2016. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments