Territori Shqiptar në pjesën më të madhe të tij do të jetë nën dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU gjatë paradites do të ketë dominim të kthjellimeve. POR do të ketë dhe kalime të pakta të vranësirave kryesisht në zonat Lindore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen më të dukshme, KU në zonat Verilindore do të krijojnë mundësi për momente me pika shiu. Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, POR do të rriten ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 24°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.