Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBT-Çmimi i naftës 169 lekë për litër

BT-Çmimi i naftës 169 lekë për litër

Bordi i Transparencës së Çmimit të Karburanteve vendosi uljen me 3 lekë të çmimit me pakicë së tregtimit të naftës. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 169 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 157 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 172 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 161 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 62 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 50 lekë/litër për automjetet”, bëri të ditur Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 75 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments