Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREPërkthyesi-intelektuali Amik Kasoruho

Përkthyesi-intelektuali Amik Kasoruho

Amik Kasoruho lindi më 20 nëntor të vitit 1932 në Tiranë. Në moshën 17-vjeçare u arrestua nën akuzën e agjitacion propagandës kundër pushtetit popullor. Në vitin 1951 i pushkatojnë pa gjyq babain, Qemal Kasoruhon me akuzën e përfshirjes në incidentin e shpërthimit të bombës pranë Ambasadës Sovjetike. Pasi vuajti dënimin në burgun e Burrelit për 7 vite rresht, u internua bashkë me familjen në fshatin Gosë të qytetit të Kavajës. Gjatë regjimit komunist punonte si punëtor krahu, apo ndërtimi, gjeometër etj. Pas përmbysjes së sistemit ai emigroi në Itali ku qëndroi deri në vitin 2009. Gjatë kësaj kohe u mor me shkrime, përkthime etj. Ka sjellë në shqip vepra të shkrimtarëve të huaj si Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby. Ai është autor i veprave si “Midis burgut dhe dritës”, “Çmimi i një ëndrre”, “Fluturimi i gjatë i një ore”; “Një ankth gjysmëshekullor – Shqipëria e Enver Hoxhës”, “Pa mëri – Publicistika e jetës sime”. Në vitin 2012, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi Amik Kasoruhos, urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Personalitetit të shquar të kulturës kombëtare, që si përkthyes i jashtëzakonshëm, si shkrimtar i rrallë, publicist, poet e artist, e pasuroi atë, duke i dhënë vlera e cilësi të reja. Intelektualit atdhetar, që u bë ndër shembujt më domethënës të qëndresës së papërkulur ndaj persekutimit të diktaturës komuniste, duke treguar fitoren e dinjitetit njerëzor dhe integritetit moral, e duke u bërë pikë referimi në historinë e kulturës kombëtare”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments