Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREZelensky:Ukraina në NATO pas përfundimit të luftës

Zelensky:Ukraina në NATO pas përfundimit të luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky pranoi se nuk është “reale” që vendi i tij t’i bashkohet Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) gjatë luftës aktive kundër pushtimit të Rusisë. “Ne jemi realistë, e dimë se nuk do të jemi në NATO gjatë luftës”, tha Zelensky sot në një konferencë për shtyp në Holandë. “Por gjatë luftës ne duam të marrim një mesazh të qartë se do të jemi në NATO pas luftës”, tha ai në Hagë së bashku me kryeministrin holandez, Mark Rutte dhe kryeministrin belg, Alexander De Croo. Zelensky tha se ai ka marrë mesazhe pozitive nga disa vende përpara një samiti të planifikuar të NATO-s në korrik në Vilnius, por ai shpreson ende të marrë sinjale më konkrete mbështetjeje. Rutte e quajti mundësinë e anëtarësimit të Ukrainës në NATO një çështje shumë të sensitive, për shkak të luftës së vazhdueshme me Rusinë, ndërsa shtoi se mbështet anëtarësimin përfundimtar të Ukrainës në aleancën ushtarake perëndimore. “Ne mbështesim ambiciet e Ukrainës në NATO”, tha Rutte. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments