Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINorma e interesit 3%: Pritet rënie e inflacionit në gjysmën e parë...

Norma e interesit 3%: Pritet rënie e inflacionit në gjysmën e parë të 2024

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaroi sot se, “ekonomia shqiptare shënoi rritje që pritet të vijojë në afatin e mesëm e të gjatë, ndërsa inflacioni do të shënojë rënie graduale dhe do të kthehet në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2024”. Në një konferencë për shtyp, Sejko u shpreh se, “ka një kërkesë e lartë për mallra dhe shërbime, ndërsa vitin e kaluar kishte një rritje ekonomike që u pasqyrua edhe në sektorin e ndërtimit”. Rritja e ekonomike, sipas tij, “është ushqyer nga rritja e konsumit familjar, ndërsa pritet vijim i këtyre trendëve edhe gjatë tremujorit të parë të këtij viti”. “Edhe pse nën efektin e goditjes, prodhimi i brendshëm bruto shënoi një rritje vjetore prej 4.7 % në tremujorin e katërt të vitit 2022 dhe prej 4.8 % gjatë gjithë vitit. Kjo rritje pasqyroi zgjerimin e vazhdueshëm të aktivitetit në sektorët e ndërtimit, të industrisë dhe të shërbimeve, sektorë të cilët përfituan nga rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e të ardhurave nga turizmi”, tha Guvernatori. Sipas tij, rritja e shpejtë e punësimit dhe e pagave japin sinjale inkurajuese për qëndrueshmërinë e rritjes ekonomike në të ardhmen, por ato krijojnë gjithashtu një mjedis të favorshëm për rritjen e presioneve të brendshme inflacioniste. Guvernatori informoi se, në përgjigje të inflacionit të lartë, Banka e Shqipërisë ka reduktuar gradualisht intensitetin e stimulit monetar, duke lëvizur drejt normalizimit të qëndrimit të politikës monetare. Prej fillimit të vitit të shkuar, norma bazë e interesit është rritur nga niveli minimal 0.5 % në nivelin 3.00 %, në muajin mars 2023. Sejko deklaroi se, “bazuar në sa më sipër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi: të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 3.00 %; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 4.00 %; të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 2.00 %”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments