Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOKB: Mbi çerek miliard njerëz përballen me urinë

OKB: Mbi çerek miliard njerëz përballen me urinë

Numri i njerëzve që vuajnë nga uria ose përjetojnë pasiguri ushqimore u rrit në mbarë botën në vitin 2022, sipas një analize të organizatave ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe disa agjenci të Kombeve të Bashkuara. Raporti zbuloi se më shumë se një çerek miliard njerëz vuajtën nga uria akute ose uria katastrofike vitin e kaluar. Krahasuar me vitin 2021, numri i personave të klasifikuar në tre nivelet kryesore të pasigurisë ushqimore është rritur nga 193 milionë në 258 milionë. ”Konfliktet rajonale, pasojat nga pandemia e koronavirusit dhe pasojat ekonomike nga pushtimi rus i Ukrainës janë shtytësit kryesorë të shumë krizave ushqimore”, sipas raportit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Organizatës Botërore të Ushqimit (WFP). “Më shumë se një çerek miliard njerëz tani po përballen me nivele akute të urisë. Kjo është e paimagjinueshme”, theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së António Guterres. ”Të dhënat e fundit mbi situatën akute globale të pasigurisë ushqimore përshkruajnë një pamje shumë shqetësuese”, theksoi Rein Paulsen, drejtor i FAO-s. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments