Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIPaga minimale, nga sot aplikohet në e-Albania për subvencionim

Paga minimale, nga sot aplikohet në e-Albania për subvencionim

Nga sot kompanitë mund të aplikojnë përmes e-Albania për të përfituar subvencionimin për koston shtesë të kontributeve shoqërore për aplikimin e pagës minimale prej 40 mijë lekësh. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur sot edhe kategoritë e kompanive që do të mund të përfitojnë. Gjatë konferencës për shtyp mbi zhvillimet në ekonomi përgjatë 3-mujorit të parë, Ibrahimaj tha se përfituese janë kompanitë në industrinë përpunuese, ato në sektorin e peshkimit dhe pyjeve. “Nga sot në e-Albania shfaqet linku i aplikimit, në seksionin specifik të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësimit (AKPA). Kategoritë e subjekteve që përfitojnë subvencionim për kostot e shtuara të kontributeve të sigurimeve shoqërore të lidhura me rritjen e pagës minimale janë të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe përfshijnë industrinë përpunuese ku hyn e gjithë manifaktura dhe seksionet e bujqësisë që përfshijnë pyjet dhe peshkimin”, u shpreh ministrja. Sipas saj, subjektet do të marrin subvencionim për numrin e të punësuarve me pagë minimale të regjistruar në fund të vitit 2022. AKPA është përgjegjëse për ndjekjen e procesit të aplikimit dhe subvencionim. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ