Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKina dhe India njohin agresionin rus në OKB

Kina dhe India njohin agresionin rus në OKB

Kina dhe India, të cilat deri më tani kanë qënë kundër dënimit të Moskës për pushtimin e Ukrainës, kanë votuar në favor rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për marrëdhëniet midis Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Evropës, e cila i referohet në mënyrë eksplicite agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë. Drita jeshile për rezolutën e miratuar javën e kaluar me 122 vota pro, 5 kundër dhe 18 abstenime, përfaqëson ndryshimin e parë diplomatik lidhur me pozicionin e Delhit dhe Pekinit ndaj luftës së Vladimir Putin në Ukrainë. Një hap i vlerësuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell. “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi një rezolutë për bashkëpunimin me Këshillin e Evropës me 122 vota, duke përfshirë partnerët kryesorë të G20 si Kinën, Brazilin, Indinë dhe Indonezinë”, tha Borrell në Twitter. “Ne e mirëpresim rezolutën, e cila qartazi e cilëson luftën e Federatës Ruse kundër Ukrainës si agresion”, tha ai. Rusia, Bjellorusia, Siria, Nikaragua dhe Koreja e Veriut votuan kundër rezolutës. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ