Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETAHinton: Inteligjenca artificiale po rrezikon trurin e njeriut

Hinton: Inteligjenca artificiale po rrezikon trurin e njeriut

Geoffrey Hinton, 75 vjeç, i konsideruar si kumbari i inteligjencës artificiale, ka lënë rolin e tij në kompaninë Google për të folur lirshëm për rreziqet e saj. ”U largova nga Google që të mund të flisja për rreziqet e saj”, tha ai në një postim në Twitter. “Google veproi me shumë përgjegjësi”, shton shkencëtari kompjuterik. Puna pioniere e Hinton i dha formë sistemeve të IA, që fuqizojnë shumë nga produktet e sotme. Hinton punoi me kohë të pjesshme në Google për një dekadë në përpjekjet e zhvillimit të IA të gjigantit të teknologjisë, por kohët e fundit janë rritur shqetësimet për teknologjinë dhe rolin e saj. ”Ngushëlloj veten me justifikimin e zakonshëm, pasi nëse nuk do ta kisha bërë unë, do ta kishte bërë dikush tjetër”, tha Hinton për ”New York Times”. Psikologu njohës dhe shkencëtari kompjuterik britaniko-kanadez i tha BBC-së se ”chatbot së shpejti mund të tejkalojë nivelin e informacionit të trurit të njeriut”. ”Për momentin, ajo që ne po shohim është se gjëra të tilla si GPT-4 errëson një person në sasinë e njohurive të përgjithshme që ka dhe e errëson shumë atë”, shton ai. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ