Bashkimi Evropian publikoi Deklaratën për të Zhdukurit për të cilët janë pajtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiq. Aty deklarohet angazhimi i palëve për zbardhjen e personave të pagjetur nga periudha 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Në këtë deklaratë është e cekur se përfshihen edhe personat e zhdukur me forcë, një term ky për të cilin pala kosovare ka insistuar që të përfshihet me patjetër në deklaratë. Me këtë deklaratë, të dy vendet janë pajtuar për të siguruar qasjen e plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë të gjenden dhe identifikohen personat e zhdukur, kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, audio-incizimet, dhe çdo dokument tjetër përfshirë edhe ato që kanë statusin e klasifikuar, nën posedimin e institucioneve të dyja palëve, që janë të rëndësishme për këtë kontekst. Nga ana e Serbisë veçanërisht ka pasur mungesë bashkëpunimi, sipas autoriteteve të Kosovës, duke mos ofruar të dhëna rreth varrezave masive që ekzistojnë në Serbi. Aktualisht në Kosovë janë 1643 persona fati i të cilëve ende nuk dihet. atsh
Kurti-Vuçiç miratojnë deklaratën e përbashkët për të zhdukurit
RELATED ARTICLES