Turqia eliminoi udhëheqësin e dyshuar të organizatës miliciste ekstremiste Shteti Islamik gjatë një misioni në Siri, deklaroi sot presidenti turk, Recep Tajip Erdogan. Sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve AA, Erdogan i tha transmetuesit turk TRT Turk se njeriu, me emrin e koduar Abu Hussein al-Qurayshi, u neutralizua në një operacion të kryer nga Organizata Kombëtare e Shërbimit Sekret (MIT), të shtunën. ”MIT kishte ndjekur al-Qurayshi për një kohë të gjatë”, tha Erdogan. “Ne do të vazhdojmë luftën tonë me organizatat terroriste pa asnjë diskriminim”, shtoi ai. Ankaraja përdor termin “neutralizuar” për militantët e vrarë ose të kapur. Për vite me radhë, Shteti Islamik kontrollonte një pjesë të madhe të territorit në Irak dhe Sirinë fqinje të shkatërruar nga lufta. Milicia ekstremiste është shpallur e mundur ushtarakisht në të dy vendet, por ajo mbetet aktive dhe ka kryer vazhdimisht sulme atje. atsh
Turqia eliminon liderin e dyshuar të ISIS-it në Siri
RELATED ARTICLES