Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREDOHA-Të dërguarit e OKB nisin bisedimet për Afganistanin

DOHA-Të dërguarit e OKB nisin bisedimet për Afganistanin

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres do të takohet nesër në Doha me të dërguarit specialë për Afganistanin, për të diskutuar qasjen ndaj qeverisë talebane, ndërkohë që misioni i OKB-së në vend po bëhet më i ndërlikuar. Organizata po përballet me një nga krizat më të rënda humanitare në botë, në Afganistan, e përkeqësuar nga vendimi i talebanëve për të penguar vajzat të shkojnë në shkollë dhe gratë të punojnë, përfshirë edhe për OKB-në. Bisedimet me përfaqësuesit e rreth 25 vendeve dhe organizatave ndërkombëtare do të zhvillohen në Doha, në një vend të pazbuluar, në mungesë të talebanëve, të cilët morën pushtetin në gusht të vitit 2021. “Çdo njohje e talebanëve është krejtësisht jashtë diskutimit”, tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Vedant Patel. Gjatë takimit, Guterres pritet të japë një përditësim mbi operacionet thelbësore humanitare të organizatës në Afganistan, pasi grave afgane iu ndalua të punonin për agjencitë e OKB-së. Të enjten e kaluar, Këshilli i Sigurimit prej 15 anëtarësh votoi njëzëri një rezolutë që dënon kufizimet e vendosura ndaj afganëve dhe u kërkon të gjitha vendeve të përpiqen të ndryshojnë urgjentisht politikat. Ministria e Jashtme afgane hodhi poshtë rezolutën duke thënë se ishte një çështje e brendshme sociale e vendit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ