Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETARE G7 rrit sigurinë,pas shpërthimeve në “Nord Stream”

 G7 rrit sigurinë,pas shpërthimeve në “Nord Stream”

Udhëheqësit e G7 vendosën sot të përmirësojnë sigurinë dhe qëndrueshmërinë e kabllove të rrjetit nënujor pas shpërthimeve në tubacionin “Nord Stream”, vitin e kaluar. “Ne jemi të përkushtuar të thellojmë bashkëpunimin brenda G7 dhe me partnerë të tjerë për të mbështetur dhe rritur qëndrueshmërinë e rrjetit me masa të tilla si, zgjerimi i rrugëve të sigurta të kabllove nëndetëse”, thuhet në deklaratë. Udhëheqësit e Grupit të Shtatë (G7) të vendeve demokratike të industrializuara u takuan në një samit dixhital dhe teknologjik në qytetin japonez të Takasaki, rreth 100 kilometra në veri-perëndim të Tokios. Japonia mban presidencën aktuale të grupit, i cili përfshin vendet si Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shtatorin e kaluar, pati shpërthime në tubacionet e gazit “Nord Stream 1” dhe “Nord Stream 2” jashtë ishullit danez të Bornholmit, të cilat autoritetet i konsideruan si sabotim. Mbetet e paqartë se kush qëndron pas këtij sulmi. Pas shpërthimeve, në Perëndim u rritën shqetësimet se lidhjet e tjera kyçe të komunikimit mund të jenë në rrezik për t’u shënjestruar. “Sigurimi i ndërveprimit midis lidhjeve të ndryshme të komunikimit ishte gjithashtu i rëndësishëm në rastin e një emergjence”, thanë udhëheqësit. Në përgjithësi, vendet rikonfirmuan angazhimet e tyre për të punuar më ngushtë në çështjet dixhitale, veçanërisht në fushën e inteligjencës artificiale (AI). Udhëheqësit theksuan se vendosja e AI duhet të bazohet në të drejtat e njeriut dhe vlerat demokratike. “Ndërsa AI gjeneruese, si ChatGPT, mund të jetë novator për politikën ose mjekësinë klimatike”, tha G7. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ