Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREVatikani,në mision paqeje për luftën ruso-ukrainase

Vatikani,në mision paqeje për luftën ruso-ukrainase

Papa Françesku ka lënë të kuptohet se Vatikani është i përfshirë në një iniciativë paqeje në lidhje me luftën në Ukrainë, në disa komente të kujdesshme për gazetarët dje, teksa po kthehej nga një vizitë në Hungari. “Një mision është duke u zhvilluar aktualisht, por ende nuk është publik”, tha kreu i Kishës Katolike, pa dhënë detaje të tjera. “Kur të vijë koha, mund ta komentoj”, shtoi ai. Kisha Katolike e ka ofruar vazhdimisht veten si ndërmjetëse që kur Rusia sulmoi Ukrainën në shkurt 2022. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur suksese të mëdha diplomatike. “Të gjithë duan një rrugë drejt paqes. Unë jam gati të bëj gjithçka që duhet”, tha ai duke nënvizuar se marrëdhëniet diplomatike duhet të mbahen për të kërkuar rrugët drejt paqes së bashku. “Unë mendoj se paqja arrihet duke hapur kanale komunikimi. Nuk e arrin kurrë paqen duke i mbyllur ato”, theksoi ai. Vatikani tashmë ka vepruar si ndërmjetës në shkëmbimet e të burgosurve dhe do ta bëjë këtë edhe në lidhje me riatdhesimin e fëmijëve ukrainas që janë rrëmbyer në Rusi.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments