Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAUNICEF: Të paktën 90% e grave me pak të ardhura nuk...

UNICEF: Të paktën 90% e grave me pak të ardhura nuk përdorin internet

Rreth 90% e vajzave adoleshente dhe vajzave të reja nuk përdorin internetin në vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj kanë dy herë më shumë gjasa të jenë ”online”, sipas UNICEF. “Mbyllja e ndarjes dixhitale midis vajzave dhe djemve nuk ka të bëjë vetëm me aksesin në internet dhe teknologji. Ka të bëjë me fuqizimin e vajzave për t’u bërë novatore, krijuese dhe lidere,” tha drejtori i Arsimit i UNICEF, Robert Jenkins. ”Ekzistojnë hendeqe gjinore në tregun e punës, veçanërisht në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Ne duhet të fillojmë tani duke ndihmuar të rinjtë, veçanërisht vajzat, të fitojnë aftësi dixhitale”, shton ai. Sipas raportit të UNICEF-it, vajzat kanë më pak gjasa të kenë mundësi të zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të mësuar dhe punësuar. Mesatarisht në 32 vende dhe territore, gratë e reja kanë 35% më pak gjasa se bashkëmoshatarët e tyre meshkuj që të kenë aftësi dixhitale, duke përfshirë detyra të thjeshta si kopjimi ose ngjitja e skedarëve ose dosjeve, dërgimi i postës elektronike ose transferimi i skedarëve. UNICEF ​​u bën thirrje qeverive dhe partnerëve “të mbyllin hendekun gjinor dhe të sigurojnë që vajzat të kenë mundësinë të kenë sukses në një botë dixhitale”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments