Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKaraburun-Sazan,“Park Kombëtar Detar”

Karaburun-Sazan,“Park Kombëtar Detar”

I vetmi Park Kombëtar Detar, ai i Karaburun-Sazan, një mrekulli e natyrës shqiptare, kremton sot 13 vite nga shpallja e tij si “Park Kombëtar Detar”. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, bën të ditur se, “ky ekosistem ujorë/detar ka një sipërfaqe prej 12437.7 ha dhe shtrihet në hapësirën detare, me gjerësi 1 milje, përgjatë Gadishullit të Karaburunit (nga Kepi i Shën Vasilit deri tek faqja e Langadhës) dhe rreth Ishullit të Sazanit”. Parku Kombëtar Detar Karaburun Sazan është një ndër ekosistemet detare më të rëndësishme për një sërë speciesh detare me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare, të tilla si: livadhet e Posedonias, komunitetet koraligjene, speciet si foka e Mesdheut (Monachus monachus), breshkat e detit (Caretta caretta), delfinët (Tursiops truncates) si dhe disa lloje të veçantë peshkaqenësh. Përveç aspekteve natyrore, parku detar njihet edhe për një sërë shpellash ujore dhe nënujore të rëndësishme për biodiversitetin, por edhe për historinë dhe kulturën e vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments