Banka e Shqipërisë bën të ditur se stoku i depozitave që individët, bizneset, institucionet shtetërore dhe organizatat e tjera kanë në banka, shënoi një rënie në muajin mars të këtij viti. Sipas BSH-së, kursimet që ndodhën në sistemin bankar zbritën në 1.27 trilionë lekë (rreth 11 miliardë euro) në fund të muajit mars 2023, me një tkurrje prej 0.9 %, ose 11.3 miliardë lekë në raport me muajin e mëparshëm. Si depozitat në monedhën vendase ashtu dhe ato në valutë kishin tendencë rënëse. Statistikat e BSH-së, tregojnë se, kursimet në lekë ishin 549 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.22 % në krahasim me shkurtin. Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normat bazë të interesit gjatë vitit të fundit, duke e çuar aktualisht në 3 %, nga 0.5 % që ishte në mars të një viti më parë, para se të fillonte rritja e fortë e çmimeve. Kjo lëvizje është ndjekur dhe nga bankat. atsh
BSH: Forcimi i lekut zhvlerëson kursimet në euro
RELATED ARTICLES