Fermerët dhe sipërmarrësit përmes skemave mbështetëse dhe grenteve nga programi IPARD po rrisin investimet në teknologjitë e reja dhe modernizimin e fermave, si domosdoshmëri e avantazheve konkurruese në tregje. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural bëri të ditur se, në sajë të mbështetjes nga programi IPARD II, sot 38 sipërmarrje kanë rritur standardet dhe kapacitetet e prodhimit në sektorin e qumështit dhe nënprodukteve të tij. Këto investime përfshijnë ndërtimin e stallave, pajisje dhe linja automatike mjeljeje, dhoma frigoriferike, linja përpunimi qumështi, ndërtim baxhosh, vendosjen e paneleve fotovoltaike, si edhe mekanikë bujqësore. Pajisjet dhe teknikat e reja kanë rritur rendimentin e prodhimit dhe kanë ndihmuar në zvogëlimin e kostove për fermerët, gjithashtu pikat e grumbullimit të qumështit luajnë një rol të rëndësishëm duke ndihmuar fermerët e zonës që të shesin prodhimin e tyre. Zgjerimi dhe zhvillimi i këtyre sipërmarrjeve ka ndikuar në nxitjen e punësimit dhe rritjen e të ardhurave në ekonominë rurale. atsh
IPARD, mbështetje në përpunimin e qumështit
RELATED ARTICLES