Monday, April 21, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURERecitali i Ermonela Jahos në Bilbao

Recitali i Ermonela Jahos në Bilbao

Në Bilbao të Spanjës është realizuar mbrëmë një koncert me emocione të forta, mjeshtrinë e të cilave protagonistja e zotëron si pakkush tjetër. Bëhet fjalë për sopranon shqiptare, Ermonela Jaho, e cila këndoi nën shoqërimin e koncert maestër Rubén Fernández Aguirre. Koncerti u dha në “Teatro Arriaga”. Vetë drejtuesit e teatrit të Bilbaos u shprehën se, kjo ishte ngjarja më e shumëpritur në morinë e produksioneve të këtij sezoni. “Një nga datat më të pritura muzikore dhe lirike të sezonit është gati të ndodhë: Ermonela Jaho, e cila ka tronditur së fundmi Nju Jorkun, mbërrin në Teatrin Arriaga”, shkruhej në faqen online të teatrit. Sopranoja shqiptare, fama e së cilës prej kohësh është ndërkombëtare, këndoi mbrëmë në Bilbao këngë dhe arie franceze e italiane, të cilat u vlerësuan nga profesionistët për “intensitetin e pastër dhe emocionin e vërtetë”. Recitali përbëhej nga 5 blloqe, gjatë të cilave të pranishmit dëgjuan pjesë nga Bellini, Donizetti, Verdi, Mascagni, Massenet e të tjerë. Finalja ju dedikua Puccini-t, duke e mbyllur mbrëmjen me “Madama Butterfly”. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ