Partia e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan dhe shërbimi i tij për shtyp kanë mohuar lajmin e qarkulluar në rrjetet sociale se sëmundja e liderit turk mbrëmjen e djeshme është shkaktuar nga një atak në zemër. Agjencia AA citoi nënkryetarin dhe zëdhënësin e partisë AK, Omer Celik të ketë thënë se lajme të rreme të pamoralshme për shëndetin e Erdogan po përhapeshin në internet. Celik siguroi se presidenti Erdogan vazhdon të përmbushë detyrat e tij zyrtare dhe do të kthehet në orarin e tij të planifikuar pas një pushimi njëditor. Nga ana e tij, drejtori i komunikimit, Fahrettin Altun, ka publikuar në Twitter disa lajme të marra nga rrjetet sociale sipas të cilave Erdogan ka pësuar dje një infarkt miokardi. “Ne hedhim poshtë kategorikisht pretendime të tilla të pabazuara në lidhje me shëndetin e presidentit Erdogan”, shkroi Altun, duke shtuar se lideri turk do të marrë pjesë sot në një video-konferencë me rastin e inaugurimit të centralit bërthamor ”Akkuyu”, i pari në vend. “Pretendimet e përhapura nga disa llogari të medieve sociale se presidenti u dërgua në spital nuk pasqyrojnë të vërtetën”, shtoi Altun në Twitter.atsh
Lajmet për infarktin e Erdoganit të rreme
RELATED ARTICLES