“Ky instrument i ri për mbështetjen e farave dhe fidanëve të certifikuar, u vjen në ndihmë fermerëve të prodhojnë dhe të ruajnë prodhimin dhe të mbështeten për kostot e prodhimit”, tha Krifca. “Ky koleksion fushor ruhet në Bankën Gjenetike si një pasuri bimore të jashtëzakonshme, i cili ruhet në Norvegji, ku është banka kombëtare e ruajtjes së farave botërore. Vitin e kaluar rreth 1 mijë hektarë prodhimi perimor janë mbështetur për shkak të certifikimit. Ka patur dhe një sasi më të madhe fermerësh që këtë vit kanë aplikuar”, tha ajo. “Këta fidanë i japin një garanci dhe konsumatorit tonë vendor, por edhe konsumatorëve në tregjet e kualifikuara ku ne synojmë të çojmë produktet në eksport”, theksoi Krifca. atsh
Certifikimi i farave:Mbështetje për mbi 900 ha serra
RELATED ARTICLES