Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURE“Kengo Kuma and Associates”,fituese për Qendrën e Vizitorëve në Butrint

“Kengo Kuma and Associates”,fituese për Qendrën e Vizitorëve në Butrint

“Kengo Kuma and Associates” u shpall fituese e konkursit ndërkombëtar mes 4 studiove të arkitekturës për hartimin e projektit për Qendrën e Vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit. Studioja fituese u përzgjodh për qasjen unike arkitekturore në krijimin jo thjesht të një objekti, por të një porte hyrëse në pasurinë e Butrintit, me një pamje të mrekullueshme dhe krijimin e një hapësire publike takimi për komunitetin lokal dhe turistët. Juria ndërkombëtare e mbledhur sot shqyrtoi katër projektet finaliste për Qendrën e Vizitorëve në Parkun e Butrintit, portën hyrëse në këtë pasuri të UNESCO-s. I shpallur nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, konkursi ndërkombëtar i qendrës së vizitorëve u mbështet financiarisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe u organizua nën mbikqyrjen e Ministrisë së Kulturës nga kompania britanike Malcolm Reading Consultants. Kjo qendër, e denjë për të mikpritur vizitorët, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme në shërbim të tyre do të respektojë së pari vlerat e jashtëzakonshme universale jo vetëm të zemrës arkeologjike, por të të gjithë Parkut Kombëtar. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments