Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAÇfarë po ndodh me makinat elektrike?

Çfarë po ndodh me makinat elektrike?

Sipas një raporti nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), shitjet e makinave elektrike në mbarë botën do të rriten për 35 për qind këtë vit dhe do të zgjerojnë pjesën e tyre në tregun e përgjithshëm të makinave në 18 për qind, të drejtuara nga programet e fuqishme të mbështetjes në ekonomitë e mëdha. Raporti vjetor i IEA-s i titulluar ‘Perspektiva globale e automjeteve elektrike’ tregon se më shumë se 10 milionë makina elektrike u shitën në mbarë botën në vitin 2022, një rritje rekord prej 55 për qind krahasuar me vitin e kaluar. Numri i përgjithshëm i makinave elektrike në rrugë arriti në 26 milionë pas rritjes rekord të vitit të kaluar. “Makinat elektrike janë një ndër forcat lëvizëse në ekonominë e re globale të energjisë që po shfaqen me shpejtësi dhe ata po sjellin një transformim historik të industrisë së prodhimit të makinave në mbarë botën”, tha në raport Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i IEA-s. Sipas tij, trendet që po dëshmojnë kanë implikime të rëndësishme për kërkesën globale të naftës. “Motori me djegie të brendshme ka mbetur i pakrahasueshëm për më shumë se një shekull, por makinat elektrike po ndryshojnë ‘status quo’-në. Deri në vitin 2030, ato do të shmangin nevojën për të paktën 5 milionë fuçi të naftës në ditë. Makinat janë vetëm vala e parë, autobusët dhe kamionët elektrik do të vijnë së shpejti”, tha Birol. Të dhënat tregojnë se shumica e shitjeve të makinave elektrike deri më sot janë të përqendruara në Kinë, Evropë dhe SHBA. Vitin e kaluar, Kina përbënte rreth 60 për qind të shitjeve globale të makinave elektrike dhe gjithashtu përbën mbi 50 për qind të të gjitha makinave elektrike në rrugët e botës, me një total prej 13,8 milionë makina elektrike. “Kjo rritje e fortë rezulton nga më shumë se një dekadë e mbështetjes së qëndrueshme të politikave për adoptuesit e hershëm, duke përfshirë një zgjatje të stimujve të blerjeve të planifikuara fillimisht për t’u larguar në vitin 2020 deri në fund të 2022 për shkak të COVID-19, përveç mbështetjes jo financiare të tilla si hapja e shpejtë e infrastrukturës së karikimit dhe politikat e rrepta të regjistrimit për makinat jo elektrike”, tha IEA në raport. Pjesa e shitjeve të makinave elektrike në totalin e shitjeve të makinave të Kinës arriti në 29 për qind vitin e kaluar, nga 16 për qind në vitin 2021. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments