Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISkema:Formim profesional dhe vende pune për të rinjtë 15-29 vjeç

Skema:Formim profesional dhe vende pune për të rinjtë 15-29 vjeç

“I drejtohet çdo të riu që ka 4 e më shumë muaj pa punë apo pa një program arsimimi. Kësaj kategori do t’i ofrohen kurse të arsimit profesional, shkollave profesionale apo një vend pune. Çdo i ri që do të përfundojë një program të formimit profesional për një hark kohor deri në 6 muaj do t’i ofrohet një vend pune dhe ky vend pune do të jetë i paguar gjatë 3 muajve të parë nga buxheti, në masën 80 % të pagës minimale. Ndërsa në 3-mujorin e dytë 100 % e pagës minimale”, tha ajo.

”Kjo është një politikë që qeveria shqiptare po ndërmerr për të përmirësuar kushtet e tregut të punës, për të pasur një ofertë pune më cilësore, për të rritur standardin e ofertës së punës. Oferta e punës, tregu i punës dhe konkurrueshmëria e vendit nuk mund të varet më nga kostoja e lirë punëtore, por duhet të lidhet me aftësitë e tregut të punës në vend”, deklaroi Ibrahimaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments