Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIBordi:Çmimi i naftës 177 lekë/litër

Bordi:Çmimi i naftës 177 lekë/litër

Bordi i Transparencës së Çmimit të Karburanteve vendosi sot që çmimi i shitjes së naftës me pakicë të jetë 177 lekë/litër. Në vendimin e Bordit thuhet se “çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 177 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 178 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 83 lekë/litër. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi në datë 26 prill, ora 20:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments