Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEkipi i kërkim-shpëtimit nderohet me Urdhrin e Lartë

Ekipi i kërkim-shpëtimit nderohet me Urdhrin e Lartë

Ekipi shqiptar i kërkim-shpëtimit që ndihmoi në operacionet pas tërmeteve të 6 shkurtit në Turqi është nderuar me Urdhrin e Lartë Shtetëror për Sakrificën nga presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. “Vlerësim e mirënjohje nga një popull mik që iu gjend Shqipërisë në ditë të vështira! Të bashkuar për të përballuar çdo fatkeqësi”, shkruan ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në statusin e tij, ku ka bërë të ditur edhe lajmin. Ekipet tona të kërkim-shpëtimit pas 11 ditësh pune intensive, rreth 85 trupa, në përbërje të të cilëve ishin efektivë të Forcave të Armatosura, të Emergjencave Civile, ekipeve shëndetësore, janë përcjellë me duartrokitje nga përfaqësues të autoriteteve turke, por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët u shprehën mirënjohjen për kontributin e tyre. Shqipëria iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë të Turqisë dhe brenda 24 orëve në zonat e tërmetit mbërriti ekipi i parë i parë shqiptar i shpëtimit. Gjithashtu, në emër të popullit shqiptar, kryeministri i vendit Edi Rama u bë pjesë e fushatës ndërgjegjësuese, duke dhuruar 1 milionë euro në ndihmë të rindërtimit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments