Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREUkraina kërkon sanksione më të rrepta kundër Rusisë

Ukraina kërkon sanksione më të rrepta kundër Rusisë

Ukraina ka bërë thirrje për sanksione të reja dhe më të ashpra që synojnë sektorin e energjisë dhe metaleve të çmuara të Rusisë, pas pushtimit të Moskës ndaj fqinjit të saj për 14 muaj. Në një dokument të quajtur “Plani i Veprimit 2.0” , Ukraina tha se çmimi maksimal për blerjen e naftës së markës ruse “Urals” duhet të reduktohet nga 56 euro (60 dollarë) në rreth 41 euro për fuçi. Plani u prezantua nga kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak. Qeveria ukrainase gjithashtu kërkon që vendet perëndimore të vendosin taksa importi për naftën dhe gazin natyror rus. Të ardhurat do të përdoren për të financuar rindërtimin e Ukrainës. Kërkesat përfshijnë gjithashtu një embargo ndaj importit të metaleve dhe diamanteve ruse dhe kontrolle të rrepta të importeve të arit përmes vendeve të tjera. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments