Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENë Liqenet e Lukovës pranvera ende nuk ka trokitur

Në Liqenet e Lukovës pranvera ende nuk ka trokitur

Turistë të shumtë kanë frekuentuar zonat e mbrojtura përgjatë fundjavës që lamë pas. Administrata e Zonave të Mbrojtura Korçë zhvilloi një guidë drejt Liqeneve të Lukovës, që ndodhen afër fshatit Bishnicë të njësisë administrative Velçan, Pogradec me turistë vendas, nga Maqedonia e Veriut dhe Gjermania. Ky destinacion mund të arrihet nëpërmjet një shtegu të gjatë, rreth 7 km, i cili nis nga fshati Bishnicë, Pogradec. Liqenet e Lukovës, monument natyre, janë dy liqene akullnajore me sipërfaqe rreth 10 ha, ku duket se pranvera ende nuk ka trokitur. Një kurorë pyjesh të përzierë ahu dhe bredhi me lartësi deri në 22 m dhe me diametër të trungut 30 cm rrethojnë këto dy liqene. Kjo zonë ofron jo vetëm turizëm natyror, por edhe kulturor, pasi gjatë rrugëtimit për në liqenet e Lukovës, mund të vizitohet edhe “Ura e Golikut”, gjurmët e vjetra të rrugës “Egnatia” e shekullit XVIII. Në krah ndodhen edhe Varret e Selcës, të cilat i përkasin shek. IV-III para lindjes së Krishtit, unikale në llojin e tyre. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments