Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREGuterres:Pushtimi rus shkel Kartën e OKB-së

Guterres:Pushtimi rus shkel Kartën e OKB-së

Pushtimi rus i Ukrainës është në kundërshtim me Kartën e OKB-së dhe të drejtën ndërkombëtare, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres në Këshillin e Sigurimit të kryesuar nga ministri i Jashtëm rus Serghei Lavrov. ”Lufta në Ukrainë po i shkakton vuajtje dhe shkatërrime të mëdha vendit dhe njerëzve”, theksoi Guterres. “Sistemi shumëpalësh i nënshtrohet tensionit më të madh që nga krijimi i OKB-së. Tensionet midis fuqive të mëdha janë në kulmin e të gjitha kohërave, dhe po ashtu edhe rreziqet e konfliktit. Këto sfida globale mund të zgjidhen vetëm me respektimi i ligjit ndërkombëtar”, deklaroi kreu i OKB-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments