Top Channel/ Rrebeshe, përmbytje dhe ulje temperaturash/ Sinoptikani bën parashikimin e motit për gjithë javën

0
6132

Sinoptikani Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për gjatë gjithë javës në Top Channel.Ai tregon se deri të enjten zonat veriore dhe veriperëndimore do të jenë të përfshira nga reshjet e shiut të cilat mund të jenë dhe në formën e rrebesheve. Këto 3 ditë të do jenë në mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm dhe me vranësira të cilat do gjenerojnë dhe reshje shiu. “Kjo javë në fillimin e saj do të jetë në mbizotërimin e vranësirave të shumta, ku gjatë mesditës së sotme, kryesisht do të ketë zhvillim të vranësirave, do të sjellë reshje shiu në zonat veriore, veriperëndimore, duke përfshirë këtu Shkodër, Lezhë, do të jenë herë pas here edhe në formën e rrebesheve.Ndërsa pjesa tjetër e territorit do ketë reshje, por në sasi më të pakta. Jo vetëm dita e sotme, por po ashtu, dita e martë dhe e mërkurë, do mbeten në mbizotërimin e masave ajrore të paqëndrueshme, me vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu, ku sërish më të fokusuara mbeten në zonat veriperëndimore. Por do të kemi dhe intervale të shkurtra me kthjellime. Parashikohet që në fakt kthjellimet të jenë më të dukshme duke filluar nga dita e enjte dhe në vijim, do të kemi intervale të gjata me kthjellime në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave, por nuk pritet të ketë reshje. Jo vetëm reshje shiu, kjo javë nga ka rezervuar edhe rënie të temperaturave të ajrit, ku parashikohet që maksimumet të zbresin në vlerat 21 gradë celsius, ndërsa ditën e enjte pritet që në orët e para të mëngjesit të kemi vlerat minimale nga 0-1 gradë celsius. Duke filluar nga dita e enjte dhe në vijim do të kemi rritje të temperaturave të ajrit duke bërë që maksimumet gjatë fundjavës të ngjiten edhe në 27 gradë celsius, duke bërë që të kemi një fundjavë, kryesisht me mot me diell dhe me temperatura të larta”, u shpreh Hakil Osmani.Përsa i përket njoftimit të ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, ku paralajmëron përmbytje në disa qytete të vendit, për shkak të reshjeve me intensitet të lartë në disa qytete, Osmani përgjigjet: “Përsa i përket reshjeve të ditës së sotme dhe kryesisht do të jenë më të dukshme në orët e vona të natës dhe herë pas here në formën e rrebesheve, nuk është se janë reshje të cilat do të sjellin përmbytje masive, dot të jenë përmbytje lokale dhe të përkohshme, pasi duke filluar nga dita e martë do të kemi rënie të intensitetit të reshjeve, çka do të bëjë dhe tërheqjen e ujit”, tha Osmani.