Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përfunduar evakuimin e ambasadës së tyre në Sudan mes luftimeve të ashpra midis grupeve ushtarake rivale, konfirmoi Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH). ”I gjithë stafi i ambasadës dhe familjet e tyre u larguan shëndoshë e mirë nga Khartoum, theksoi DASH. Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken deklaroi se ”operacionet në ambasadë ishin pezulluar përkohësisht”. “Pezullimi i operacioneve në një nga ambasadat tona është gjithmonë një vendim i vështirë, por siguria e stafit tonë është përgjegjësia ime e parë”, shtoi Blinken.