Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARELetonia i dorëzon Ukrainës raketat e saj antiajrore “Stinger”

Letonia i dorëzon Ukrainës raketat e saj antiajrore “Stinger”

Letonia njoftoi sot dërgimin e armëve në Ukrainë pas bisedimeve në bazën ajrore amerikane të Ramstein, në Gjermani për ndihmën e mëtejshme ushtarake perëndimore për vendin e sulmuar nga Rusia. “Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, të gjitha raketat antiajrore “Stinger” në forcat e armatosura të Letonisë do t’i dorëzohen Kievit. Përveç kësaj, një trajnim intensiv i ushtarëve ukrainas do të zhvillohet në Letoni”, thuhet në një deklaratë të premten. “Letonia i është përgjigjur kërkesës së Ukrainës për dërgimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe vendosi t’i sigurojë Ukrainës të gjitha sistemet “Stinger” që kanë mbetur. Ne do të bëjmë çmos për t’i dorëzuar ato sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ministrja e Mbrojtjes Ināra Mūrniece. Ukraina ka luftuar kundër sulmeve dhe pushtimit të Rusisë për gati 14 muaj dhe është kryesisht e varur nga mbështetja ushtarake perëndimore. Aleatët perëndimorë u takuan dje në Ramstein për të diskutuar ndihmën e mëtejshme. Letonia, e cila kufizohet me Rusinë dhe aleatin e saj Bjellorusinë, është një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments