Ashtu si shumëherë përgjatë më shumë se dy dekadave në Kosovën e lirë, vëmendja është kthyer sërish në veriun e Republikës së Kosovës. Mes tensionesh që kanë shoqëruar atë pjesë, të dielën institucionet e Kosovës janë të vendosura për të organizuar procesin e votimit për të zgjedhur katër kryetarët e komunave dhe në dy prej tyre edhe asambleistët. Kjo është hera e dytë në këtë përpjekje, pasi në dhjetor të vitit 2022 presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ndikuar nga situata e brishtë e sigurisë, mori vendim për të shtyrë për disa muaj datën e zgjedhjeve, nga 18 dhjetori në 23 prill. Kjo situatë vazhdon të mbetët e njëjtë, prandaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i hapë të gjitha shkollat e kësaj zone që në zgjedhjet lokale të vitit 2021, shërbyen si qendra të votimit. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë për KosovaPress, se nga 44 qendra votimi sa janë gjithsej, vetëm 6 prej tyre do të shërbejnë për të njëjtin qëllim, ndërsa 13 të tjera do të hapen në kontejnerë, si qendra alternative.
Zgjedhjet në veri, kontenjerët si qendra votimi
RELATED ARTICLES