Monday, April 21, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREPagat e pedagogëve, rritje me 20-30 % nga 1 prilli

Pagat e pedagogëve, rritje me 20-30 % nga 1 prilli

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi bëri të ditur sot se edhe për pedagogët do të nisë rritja e pagave nga 1 prilli. Kushi informoi se që prej 1 prillit 2023, kufiri minimal i pagave të pedagogëve është rritur me 20%, dhe ai maksimal me 30 %. “Sot në këtë ditë feste për të gjithë besimtarët myslimanë, dua të ndaj me ju një lajm shumë të bukur për arsimin e lartë. Dje, pas mbledhjes se qeverisë, përpara zbardhjes së vendimeve, kemi patur një diskutim të gjatë veçanërisht për pagat e pedagogëve, dhe arritëm të mundësojmë që rritja që fillimisht e kishim planifikuar për vitin e ardhshëm, të realizohet që këtë vit dhe efektet e saj të fillojnë menjëherë që në datën 1 prill”, u shpreh Kushi. “Pra, që në datën 1 prill 2023, kufiri minimal i pagave të pedagogëve është rritur me 20%, dhe që mbulohet drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, ndërsa kufiri maksimal i pagës është rritur deri në 30%, që do të thotë që përtej rritjes nga buxheti i shtetit me 20%, universitetet në varësi të të ardhurave të tyre mund ta rrisin më tej kufirin maksimal të pagave deri në 30%”, deklaroi ministrja. Me këtë vendim, theksoi ajo, konfirmojmë edhe një herë angazhimin tonë për mbështetjen e vazhdueshme të pedagogëve, mbështetje e cila nisi që vitin e kaluar, me rritjen 15% të pagës në muajin shtator. “Kam shumë besim që reformat që kemi ndërmarrë në arsimin e lartë, procesi i ndërkombëtarizimit, rritja e buxhetit për arsimim dhe rritja e vazhdueshme e pagave të pedagogëve do të reflektohet në rritjen e cilësisë në universitetet tona dhe rritjen e interesit të të rinjve tanë për studiuar e jetuar në Shqipëri”, u shpreh Kushi. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ