Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAJabllanoviç tërhiqet nga zgjedhjet

Jabllanoviç tërhiqet nga zgjedhjet

Partia e serbëve të Kosovës nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 prill në veri. Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie Aleksandar Jabllanoviç, gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media sot në Leposaviq. ‘Këto zgjedhje janë bërë shumë më shumë sesa zgjedhje lokale. Kemi ardhur në një situatë kur këto zgjedhje po vendosin nëse Republika e Serbisë do të vazhdojë prezencën e saj në veri të Kosovës, ose institucionet e Prishtinës do ta marrin primatin në këtë pjesë. Kundërshtari ynë politik është Lista serbe, por kjo nuk do të thotë se kundërshtar e kemi shtetin dhe qeverinë e Serbisë’, ka thënë mes tjerash Jabllanoviç. Ai theksoi se vendimin për tërheqje nga këto zgjedhje është marrë sot nga Këshilli i kësaj partie dhe do t’ ju bëhet thirrje të gjithë simpatizantëve që të dielën të mos dalin të votojnë. Jabllanoviç ka përmendur edhe arsye tjera të cilat kanë detyruar këtë parti të dorëhiqet, siç janë mungesa e kushteve adekuate për mbajtjen e zgjedhjeve, reduktimi i numrit të qendrave dhe votimi nëpër kontejnerë pranë stacioneve policore etj. Partia e serbëve të Kosovës ka paraparë edhe njëzet këshilltarë të saj për Kuvend Komunal të Leposaviqit, të cilët po ashtu pas këtij vendimi të Këshillit, nuk do të marrin pjesë. Ndryshe gjatë ditës KosovaPress raportoi ekskluzivisht se partia e Jabllanoviçit nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e së dielës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments