Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTFIA, vizitë në kantierin e Automotopark Albania

FIA, vizitë në kantierin e Automotopark Albania

Përfaqësuesit e lartë të FIA, zv/presidenti i FIA për MotorSportin, zona e Europës, Manuel Aviño, projektmenaxheri i FIA, Guido Gaetani D’Aragona dhe zyrtari i sigurisë së FIA për Cirkuitet, Carlos Soteras, në prezencë edhe të Presidentit të ACA, Niko Leka, inspektuan të enjten punimet për ndërtimin e Automotopark Albanias, në Krastë, Elbasan. Sipas drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja tashmë puna ka nisur dhe janë hapur kantieret e infrastrukturës lidhëse dhe mbrojtjes lumore. “Përfaqësuesit e FIA-s do të zhvillojnë diskutime me studion projektuese Wurz Design Test & Training mbi hapat e homologimit si edhe ndarje eksperience për strukturimin dhe administrimin e AMP dhe trajnimet nga FIA”, bëri të ditur Gonxhja. Automotoparku Elbasan shënon një hap historik për automotorizmin shqiptar. Projekti synon krijimin e kompleksit të parë multi-funksional për zhvillimin e sektoreve të ndryshëm të automotorizimit, dhe jo vetëm. Një hapsirë që do të sjelle për herë të parë kulturën e motosportit në kushte sigurie të plotë ne Shqipëri, e cila do të mundësoje zhvillimin e garave kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, në asfalt dhe jashtë tij. Kjo do të mundësoj evidentimin dhe promovimin e talenteve të reja në motosport, e gjitha sipas standardeve të përcaktuara nga FIA dhe FIM.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments