Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKreu i KMSH, mesazh për Fitër Bajramin

Kreu i KMSH, mesazh për Fitër Bajramin

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, uroi të gjithë besimtarët myslimanë dhe shqiptarët kudo që ndodhen për Fitër Bajramin. Në mesazhin e tij, kreu i KMSH shprehet se Bajrami është festë që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër, teksa uroi që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (Zekatin, t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të drejtë e solidare. Sipas tij sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramit të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit. atsh

I lutem Zotit të mëshirojë të gjithë të dashurit tanë që nuk jetojnë më!

T’u japë shërim dhe t’u lehtësojë dhimbjen çdo të sëmuri!

Për më të varfërit dhe nevojtarët e shoqërisë tonë, o Zot largojua barrën e rëndë dhe shtrëngimin që sjell skamja.

I lutemi Zotit për kombin tonë, për rininë, për mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithësecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e vendit tonë.

Edhe njëherë ju uroj Gëzuar Fitër Bajramin me urimet më të përzemërta, në emrin tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments