Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETABE ndalon produktet që shkaktojnë shkatërrimin e pyjeve

BE ndalon produktet që shkaktojnë shkatërrimin e pyjeve

Parlamenti Evropian (PE) miratoi ligjin i cili përfshin ndalimin e importimit në vendet e Bashkimit Evropian (BE) për produkte të ndryshme si sojë, mish viçi, vaj palme, dru, kakao dhe kafe, të cilat prodhohen duke dëmtuar pyjet. Në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të mbajtur në Strazburg, me 552 vota “pro” u pranua ligji i përgatitur për të parandaluar shkatërrimin e pyjeve në gjithë botën, për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të parandaluar humbjen e biodiversitetit. Sipas ligjit, produktet e shitura në tregjet e BE-së nuk duhet të jenë shkak për shkatërrimin e pyjeve në mbarë botën. Kompanitë do të mund të shesin në tregun e BE-së produkte të cilët nuk shkaktojnë prishjen e pyjeve dhe shpyllëzim. Do të jetë e detyrueshme që produkte të tilla kryesisht si vaji i palmës, mishi viçit, druri, kafeja, kakaoja, kauçuku, soja, çokollatat, mobilet, letra dhe lëkura të mos kenë kontribut për shpyllëzimin. Po ashtu thuhet se do të vendoset kushti për detyrën e kujdesit ndaj atyre që sigurojnë produktet në fjalë në tregun e BE-së. Në tregun e BE-së do të lejohet qasje vetëm për produkte të prodhuara në toka që nuk i janë nënshtruar shpyllëzimit ose shkatërrimit të pyjeve pas 31 dhjetorit 2020. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments