Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESHBA ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 325 milionë dollarë

SHBA ndihmë ushtarake për Ukrainën me vlerë 325 milionë dollarë

Qeveria amerikane ka njoftuar një ndihmë të re ushtarake për Ukrainën me vlerë 325 milionë dollarë. “Paketa përfshin kryesisht municione për sistemet e armëve të tilla si raketat e shumta HIMARS dhe predha artilerie”, njoftoi dje në mbrëmje një zëdhënëse e presidentit amerikan Joe Biden, Karine Jean-Pierre. Sipas Shtëpisë së Bardhë, ndihma e re vjen nga stoqet ushtarake amerikane. “Kjo ndihmë e re do t’i mundësojë Ukrainës të vazhdojë të mbrohet përballë luftës brutale, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë”, tha në një deklaratë sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken. SHBA-ja konsiderohet aleati më i rëndësishëm i Kievit në luftën kundër Rusisë, e cila nisi pushtimin në shkallë të plotë më shumë se një vit më parë, dhe ka ofruar ndihmë ushtarake me vlerë miliarda dollarë. Ministria e Zhvillimit në Berlin premtoi gjithashtu një ndihmë tjetër me vlerë 111 milionë euro (121.6 milionë dollarë) për Ukrainën për rindërtimin e vendit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments