India së shpejti do të zëvendësojë Kinën si vendi më i populluar në botë, sipas vlerësimeve të Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë UNFPA. Nga mesi i vitit, India do të ketë gati tre milionë banorë më shumë se Kina, sipas të dhënave nga Raporti i Popullsisë Botërore të organizatës. Sipas raportit, atëherë India do të ketë 1,4286 miliardë banorë dhe Kina 1,4257 miliardë banorë. Popullsia totale e botës pritet të arrijë në 8,045 miliardë. OKB thekson se ”nuk mund të përcaktojmë datën e saktë se kur India do të kalojë Kinën duke pasur parasysh të dhënat e disponueshme”. Në Indi, për shembull, regjistrimi i fundit u zhvillua në vitin 2011. Një regjistrim i ri duhej të ndiqte në vitin 2021, por është shtyrë. Rritja e popullsisë në të dy vendet ka rënë kohët e fundit. Popullsia e Kinës ra vitin e kaluar për herë të parë në gjashtë dekada, ndërsa popullsia e Indisë pritet të vazhdojë të rritet për momentin.