Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIForcohet dollari , euroja humb terren

Forcohet dollari , euroja humb terren

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me të hënën, ndërsa euroja humbi terren. Afrimi i sezonit turistik, ka sjellë ofertë të lartë të monedhës europiane, duke anuar gjithnjë e më shumë drejt një zhvlerësimi të mëtejshëm të euros. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane u forcua me 0.62 lekë dhe këmbehet me 102.62 lekë, ndërsa euroja zbriti me 0.25 lekë dhe këmbehet me 112.63 lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kursi i këmbimit të euros kundrejt lekut është zhvlerësuar me afërsisht 7 %. Paundi britanik, krahasuar me një ditë më parë, u mbiçmua me 0.02 lekë, duke u ngjitur në kuotën 127.61 lekë. Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 114.51 lekë, ose 0.39 lekë më pak se ditën e hënë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments