Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIModernizimi i flotës së peshkimit

Modernizimi i flotës së peshkimit

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon të mbështesë sektorin e peshkimit me subvencione nga Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi 2023. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se, 80 subjekte kanë aplikuar në masën 7:Për rinovimin e anijeve të peshkimit dhe modernizimin e flotës. Krahasuar me vitin e kaluar, numri i aplikimeve është rritur me rreth 30 subjekte. Ndërkohë që, numri më i lartë i aplikimeve ka ardhur nga qarku i Durrësit, ku peshkatarët kanë aplikuar për rinovimin e përgjithshëm të flotës detare, si edhe për zëvendësimin e motorrit të anijes. Mbështetja e dhënë kërkon të nxisë zhvillimin e mëtejshëm të sektorit duke përmirësuar kushtet dhe zvogëluar kostot për peshkatarët. Në Skemën Kombëtare të këtij viti, masat mbështetëse 7; parashikon subvencionim 50 % të vlerës të blerjes së anijes së peshkimit në vlerë financimi, jo më shumë se 13,500,000 lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 milionë lekë për subjekt. Sektorit të peshkimit vitet e fundit i janë krijuar një sërë lehtësish fiskale, si heqja e akcizës për karburantin, heqja e taksës së karbonit, zero TVSH për rrjetat, anijet, pajisjet elektronike, zero TVSH frigoriferëve, motorëve të anijeve të peshkimit. Ndërsa investimet, të kombinuara me kërkesën në rritje të tregut të huaj, kanë sjellë rritje progresive të peshkut të zënë dhe të eksportit. Rritja e eksporteve në këtë segment erdhi pas zgjerimit të investimeve, falë mbështetjes së programeve që adresoi qeveria për financimin e industrisë së peshkut. Gjithashtu rol të rëndësishëm ka luajtur edhe përmirësimi i infrastrukturës në portet e peshkimit, si edhe ndërtimi i markatave të reja për tregtimin e peshkut, që ka shtuar vlerën e këtij produkti në tregje. Sot eksporti i peshkut ka shënuar një rritje të shumëfishtë. Në krahasim me 2013-ën eksportet janë rritur 4 herë më shumë. Në 2022 u eksportuan mbi 9219 tonë prodhime deti. Në vendin tonë operojnë mbi 220 anije peshkimi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments