Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISerra moderne në Lushnjë mbështetur nga IPARD

Serra moderne në Lushnjë mbështetur nga IPARD

Shoqata e Bashkëpunimit Bujqësor “Grames”, në Plug të Lushnjës është një nga fermat e financuara nga programi IPARD II për kultivimin e perimeve në serra. Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural bën të ditur se, kjo fermë e pajisur me teknikat e reja të kultivimit, me sistemin e specializuar të ngrohjes dhe vaditjes ka një sipërfaqe prej 2,5 ha të mbjella. Fermerët së bashku, sjellin produkte konkurruese gjatë gjithë vitit dhe garantojnë shitjen e tyre përmes pikave të grumbullimit. Lidhja midis fermerëve dhe pikave të grumbullimit, luan një rol të rëndësishëm për ruajtjen e produktit sipas kushteve të duhura dhe orientimit drejt eksportit. AZHBR përmes investimeve të tilla synon përmirësimin e standardeve të prodhimit, rritjen e numrit të të punësuarve dhe zhvillimin e përgjithshëm të ekonomisë rurale. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments